Interi ka marrë fitore të artë në udhëtim te Atalanta me rikthim 2-3.
Ishin vendasit që të parët rrezikuan dhe patën më shumë nga loja, por u desh minuta e 25-të për të parë golin e parë.
Sulmuesi anglez Adama Lokmaan realizoi nga penalltia për t’i kaluar bergamaskët në epërsi 1-0.
Por epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se 11 minuta, pasi dyshja Lautaro – Dzeko dolën në skenë me argjentinasin që asistoi dhe boshnjakun që realizoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.
Let's go on and win this, boys! 👊#AtalantaInter 1-1 (46') #ForzaInter pic.twitter.com/uKHhE5pjyV
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) November 13, 2022
E në pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët të cilët shënuan dy gola të shpejtë.
Edin Dzeko realizoi sërish në minutën e 56-të për epërsinë e parë të Interit në këtë sfidë. Ndërkohë gjashtë minuta më vonë, Palomino devijoi topin për të realizuar atuogol dhe për t’i dhënë Interit epërsinë prej dy golave 2-3.
15 minuta më vonë Palomino realizoi sërish, por kësaj radhe në portën e Interit për ta ngushtuar epërsinë në 2-3.
Six minutes added on…#AtalantaInter 2-3 (90') #ForzaInter pic.twitter.com/SmSesgrM8e
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) November 13, 2022
Deri në fund vendasit kërkuan me ngulm golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe Interi morri tre pikë të arta nga ky udhëtim i vështirë.
Me këtë fitore Interi ngritët në vendin e katërt me 30 pikë, derisa Atalanta mbetet në pozitën e gjashtë me tre pikë më pak. /Telegrafi/