Site icon Telegrafi

Interi mendon transferimin e talentit brazilian

Gjiganti italian, Interi synon ta përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës.

Emri i ri në listën e zi kaltërve është ai i talentit brazilian, Malcom.

19-vjeçari ka bërë një sezon të madh në Ligue 1, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar katër asistime me fanellën e Girondins Bordeaux.

Malcom iu bashkua skuadrës franceze një vit më parë nga Corinthians për pesë milionë euro.

Mirëpo Inter synon të dërgoi një ofertë prej 20 milionë euro për talentin brazilian.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Manchester United si dhe Monaco në Francë. /Telegrafi/

Exit mobile version