Telegrafi

 Interi mendon transferimin e Clichyt

Interi është i vëmendshëm ndaj potencialit të mbrojtësit Gael Clichy, dhe mund ta marr si transferim të lirë pasi ka përfunduar kontratën me Manchester Cityn.

Nerazzurët po kërkojnë një mbrojtës të majtë, dhe Clichy, i cili mbush 32 vjet muajin e ardhshëm, sigurisht që mund të bëjë një punë për ta në Serie A.

Lexo po ashtu Man City konfirmon largimin e dy yjeve në fund të sezonit (Foto)

Sipas Radio Kiss Kiss Napoli, drejtorët Walter Sabatini dhe Piero Ausilio po e konsiderojnë reprezentuesin francez.

Kjo është për shkak se ata janë duke u gjetur gjithnjë e në situatë më të vështirë për të arritur objektivin e parë, lojtarin e Nice, Dalbert.

Lexo po ashtu Interi në bisedime me Ajaxin për Tete

Megjithatë, ekziston një problem, gjë që e bëri tashmë Napolin e të tjerët të largohen nga puna.

Kërkesat e pagës së Clichy konsiderohen të tepruara, edhe nëse nuk ka pagesë për transferim.

Clichy ka qenë në Angli që nga viti 2003 në Arsenal dhe më pas në Manchester City. /Telegrafi/