Telegrafi

Interi mendon të përforcohet nga Bundesliga, kërkojnë dy lojtarë me parametra zero

Interi ka qenë njëra nga skuadrat më aktive në Itali sa i përket afatit kalimtar veror.

Megjithatë Neroazzurët pritet të jenë aktiv edhe në verën e vitit të ardhshëm për transferimin e futbollistëve.

Kampioni në fuqi i Italisë kërkon ta përforcojë repartin e mbrojtjes dhe të mesfushës dhe tanimë kanë piketuar dy futbollistë.

Synimi i zikaltërve është që të përforcohet nga kampionati gjerman Bundesliga, ku Matthias Ginter dhe Corentin Tolisso janë në listën e tyre.

Mbrojtësi gjerman i Borussia Moenchegladbach është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe mesfushori francez Corentin Tolisso te Bayern Munich.

Mediat italiane kanë raportuar se zikaltërtit do të futen në bisedime me lojtarët qysh në janar për t’i siguruar shërbimet e tyre në mënyrë që t’i transferojnë me parametra zero në verë.

Megjithatë Inter nuk do ta ketë aspak të lehtë t’i sigurojë shërbimet e këtyre futbollistëve pasi edhe skuadra të tjera janë në garë.

Për Ginter interesim kanë shprehur edhe Chelsea, Arsenal, Liverpool e Bayern Munich, derisa Tolisso është në listën e dëshirave të Juventusit dhe Manchester Untied. /Telegrafi/