Interi po shpreson që të transferojë mbrojtësin e Tottenhamit, Jan Verthongen.
Nerazzurët op kërkojnë që të përforcojnë fazën e mbrojtjes, por duhet të reagojnë në formë të kujdesshme.
Arsyeja e veprimit të kujdesshëm janë parametrat e Fair Play Financiar (FFP) që duhet të rregullohen para 30 qershorit.
Kontrata e Andrea Ranocchias skadon në verë teksa Joao Miranda mund të largohet deri në fund të sezonit.
Sipas Gianluca Di Marzio, vëmendja e zikaltërve fokusohet te Verthongen, i cili do të jetë agjent i lirë në verë.
Ai është i lirë që të negociojë me klubet jashtë Anglisë nga janari dhe Interi po kërkon që të arrijë një marrëveshje këtë verë, ose ta transferojë me shumë më të vogël nëse nënshkruan para-kontratë.
Do të ishte strategji e njëjtë sikurse e transferimit të Stefan de Vrij, i cili nënshkroi verën e kaluar pasi i skadoi marrëveshja me Lazion. /Telegrafi/