Telegrafi

Interi mendon për transferimin e William Carvalhos

Mesfushori portugez, William Carvalho pritet të ndërrojë skuadër.

Kapiteni i Sporting Lisbonës është njëri nga lojtarët më të kërkuar në vitet e fundit por i ka mbetur besnik klubit të tij.

Por së fundmi ai ka shfaqur dëshirën për tu larguar në drejtim të një skuadre më të madhe.

La Gazzetta Dello Sport ka shkruar se së fundmi Interi ka shprehur dëshirën për transferimin e Carvalhos.

25-vjeçari kërkon një skuadër ku mund të fitojë tituj dhe duket se Interi është idealja për të.

Lojtari gjithashtu ka zgjuar edhe interesimin e Arsenalit dhe Liverpoolit në kampionatin anglez.

Inter po kërkon huazimin e tij me të drejtë blerje prej 30 milionë eurove në fund të stinorit.

Carvalho ka kontratë me Sportingun deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/