Telegrafi

Interi mendon për transferimin e Alessandro Florenzit

Achraf Hakimi është thuajse zyrtarisht i larguar nga Interi dhe ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i tij te Paris Saint Germain.

Neroazzurët ishin të detyruar ta shisnin mbrojtësin maroken për shkak të Fair play financiar.

Megjithatë tani te Interi po mendojnë për ta zëvendësuar marokenin dhe disa emra i kanë në listë.

Hector Bellerin pëlqehej shumë, por Arsenali po kërkon mbi 20 milionë euro për ta lënë të lirë, shumë që nuk është gati ta paguaj Interi.

Së fundmi kampionët në fuqi të Italisë kanë kthyer sytë te mbrojtësi i Romës, Alessandro Florenzi.

Anësori ka qenë i huazuar dy edicionet e fundit te Valencia dhe PSG, derisa ende nuk e ka të qartë nëse do të mbetet në Romë.

Çmimi i tij prej 12 milionë eurove ka bërë që Interi të mendoj afrimin e tij.

Nëse nuk arrihet as Florenzi, atëherë Neroazurët do të shikojnë transferimin e Davide Zapacostas. /Telegrafi/