Site icon Telegrafi

Interi mendon për Strootmanin

Interi është duke menduar për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman.

Sipas asaj që shkruan Calciomercato.com, klubi ka filluar të punojë për këtë transferim që do të ishte ndër më të rëndësishmit në vitet e fundit te Interi.

Lojtari mbetet pa kontratë me klubin në vitin 2018.

Flitet se zikaltërit janë të gatshëm ta paguajnë kartonin e lojtarit që sillet rreth 35-40 milionë euro.

As paga e tij nuk do të ishte problem pasi ai paguhet 3 milionë euro.  /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9A28mo7bi1w

Exit mobile version