Telegrafi

Interi mendon për s’pastrim në mesfushë?

Pas raportimeve se Geoffrey Kondogbia mund të largohet nga Interi, tash po rriten zëra edhe për largime tjera.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Roberto Gaglardini, Matias Vecino dhe Borja Valero janë ndër mesfushorët që do të qëndrojnë.

Gazeta beson se Brozovic do të largohet pa asnjë dyshim, edhe pse s’ka oferta konkrete për kroatin.

Për më shumë, Joao Mario është ende në treg, por shitet vetëm për një shumë prej 35 milionë eurosh.

Besiktasi është vetëm 1 milion euro larg që të përmbushë kërkesën e Interit për Gary Medelin, për të cilin Nerazzurët kërkojnë 5 milionë euro.

Nga të hollat pritet që të investohet në Arturo Vidalin, i cili mbetet synimi kryesor i Nerazzurëve. /Telegrafi/