Telegrafi

Interi mendon për goditjen e madhe, Pogba objektiv serioz

Paul Pogba do të jetë pa dyshim emri më i lakuar i afatit kalimtar veror dhe Manchester United ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën e rinovimit të kontratës e cila mbyllet në vitin 2021.

Mesfushori, që është shpallur kampion bote me Francën, kuptohet që është ndër më të mirët në botë dhe shumë klube janë vënë pas tij.

PSG, Real Madrid, Juventusi dhe tani në garë është futur edhe Interi.

Pogba nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për “Zonjën e Vjetër” dhe dëshirën për të veshur sërish fanellën bardhezi, por kushtet aktuale ekonomike nuk e ndihmojnë aspak Juventusin për të bërë të mundur kthimin e mesfushorit në Torino.

Real Madridi dhe PSG janë në avantazh, por sikurse shkruan Tuttosport, edhe Interi do të provojë të futet në valle për kartonin e tij, pse jo edhe ta blejë.

Fillimisht ata duann të arritin marrëveshje me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola.

Klubi ka kërkuar informacione mbi situatën e mesfushorit tani që “Djajtë e Kuq” kanë vendosur të mos e zgjatin bashkëpunimin deri në vitin 2022.  /Telegrafi/