Skuadra italiane Inter ka gati goditjen e madhe në repartin defensivë.
Zi kaltërtit janë duke bërë përpjekje për transferimin e bujshëm nga kampionati spanjoll.
Mbrojtësi i Atletico Madrid, Jose Gimenez është dëshira e madhe e Interit për këtë afat kalimtar të verës.
Drejtori sportiv, Walter Sabatini ka filluar bisedimet me klubin dhe me agjentin e lojtarit.
Inter i ka ofruar kontratë pesë vjeçare uruguaianit me një pagë vjetore prej katër milionë euro në stinor.
Ndërkohë në drejtim të Atleticos ndodhet një ofertë e lartë prej 40 milionë eurove.
Mbetet të shihet nëse skuadra madrilene do ta pranojë ofertën e zi kaltërve.
Gjithashtu në garë për Gimenezin mbetet edhe gjiganti anglez Manchester United. /Telegrafi/