Problemet e mëdha në mbrojtje, kanë bërë që Interi të mendojë të përforcohet në repartin defensivë.
Emri i ri në listën e ‘Neroazzurrëve’, është mbrojtësi italian Domenico Criscito.
Criscito është aktualisht pjesë e gjigantit rus Zenit St Petersburg që nga viti 2012 dhe ka kontratë deri në vitin 2018.
Kësisoj zi kaltërtit po e duan atë që nga muaji janar dhe janë të gatshëm të dalin me një ofertë zyrtare.
Sipas asaj që ka raportuar Corrierde Dello Sport, Stefano Pioli është një adhurues i madh i lojës së Criscitos.
Për transferimin e reprezentuesit italian, Inter po mendon të dërgojë një ofertë rreth tetë milionë euro. /Telegrafi/