Jeison Murillo është pranë largimit nga skuadra italiane Inter.
Por ‘Neroazzurrët’ kanë gjetur tanimë zëvendësimin e kolumbianit.
Mbrojtësi tunizian, Aymen Abdennour është bërë objektiv i Interit për repartin defensivë.
Sipas medieve italiane, drejtori sportiv Walter Sabatini ka filluar kontaktet me Valencian për t’i siguruar shërbimet e lojtarit.
28-vjeçari ka kontratë me Valencian deri në qershor të vitit 2020.
Inter është e gatshme të paguajë rreth 15 milionë euro për transferimin në ‘Giuzeppe Meazza’. /Telegrafi/