Inter janë duke u përpjekur për të sjellë përsëri në Serie A ish-mbrojtësin e Sassuolos, Sime Vrsaljko, me huazim nga Atletico Madrid.
Sipas Mediaset Premium, Nerazzurri janë duke vlerësuar mundësinë e një marrëveshje në mes të sezonit me mbrojtësin e djathtë të kombëtares kroate, Vrsaljko, i cili sapo ka mbushur 25 vjet, dhe që u shit nga Sassuolo te Atletico Madrid për 16 milionë euro në muajin korrik.
Megjithatë, ai ka luftuar për të gjetur një vend në formacion, duke pasur vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey, duke shënuar një gol me duke bërë një asistim, përcjell Telegrafi.
Këtë momente jo të mirë të kroatit dëshiron ta shfrytëzoj Interi, të cilët do të ishin të lumtur që të marrin Vrsaljkon në formë huazimi për gjashtë muaj, me ose pa opsion blerje, pasi ende janë duke pasur probleme me Fair Play Finaciar.
Është raportuar se Vrsaljko ndjen keqardhje me vendimin e tij për të zgjedhur Atletico Madrid gjatë verës, për shkak se ai ishte i kërkuar edhe nga Interi, Juventusi, Napoli, Roma dhe Milani. /Telegrafi/