Site icon Telegrafi

Interi mendon goditjen e madhe, Martial i bashkohet si futbollist i lirë?

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 29: Anthony Martial of Manchester United is tackled by Pablo Zabaleta (l) and Mark Noble of West Ham United (r) during the Premier League match between West Ham United and Manchester United at London Stadium on September 29, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Warren Little/Getty Images)

Skuadra italiane Inter pas një starti jo të mirë është ngritur në Serie A.

Nerazzurët janë në seri e fitoreve dhe kanë triumfuar katër herë radhazi në kampionat dhe dy të tjera në Ligën e Kampionëve.

Luciano Spalletti ka ndërtuar një skuadër të fortë, ndërsa drejtuesit e klubit po përpiqen të sjellin lojtarë edhe më cilësor.

Drejtori sportiv i zi kaltërve, Piero Ausilio po mendon një goditje e madhe në afatin kalimtar të verës.

Objektivi i madh i Interit mbetet sulmuesi francez i Manchester United, Anthony Martial.

Anthony Martial. (Foto nga Christian Kaspar-Bartke / Getty Images)

22-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Djajtë e Kuq dhe ende nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Kjo situatë po mundohet të shfrytëzojë Ausilio që ka pasur disa kontakte me lojtarin agjent.

Inter po mendon të nënshkruajë parakontratë në janar me lojtarin që ai në verë të bashkohet si futbollist i lirë.

Sipas Calciomercatos, Inter është gati të ofrojë paga vjetore prej gjashtë milionë eurosh për të bindur francezin të nënshkruajë me ta.

Por për të nënshkruar me sulmuesin këmbëshpejtë, Inter duhet ta mposhtë konkurrencën e Chelseat, Bayern Munichut dhe PSG-së. / Telegrafi /

Exit mobile version