Site icon Telegrafi

Interi mbetet lider pa humbje në kullën e Zonjës (Video)

TURIN, ITALY - DECEMBER 09: Mario Mandzukic (L) of Juventus and Danilo D'ambrosio of Internazionale compete for the ball during the Serie A match between Juventus and FC Internazionale on December 9, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi dhe Interi kanë barazuar me rezultat 0-0 në Allianz Stadium të Torinos, në atë që ndryshe njihet si Derby d’Italia.

Sfida filloi në një atmosferë impozante të krijuar nga 44 mijë tifozët e Juventusit të pranishëm në stadium.

Koreografia e tifozëve të Juventusit (Getty Images)

Ata shpalosën një koreografi interesante, duke tallur Interin për pronësinë kineze.

Dybala takimin e nisi nga stoli, kurse të dy trajnerët vendosën formacione mjaft taktizuese, e më befasues ishte Allegri, që la në stol Dybalan për të preferuar një mesfushë fizike.

Luciano Spalletti nuk dukej i kënaqur me parapritjen e lojtarëve të tij (Getty Images)

Topin e ka kontrolluar Interi, por nuk arriti të gjente pasimin final për të krijuar rastet.

Megjithatë, rastet arriti t’i krijonte Juventusi, që rrezikoi disa herë me anë të Mandzukicit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Rasti më i mirë për Bianconerët erdhi në fund të pjesës së parë, kur Mario Mandzukic qëlloi transverzalen me një goditje me kokë.

Marcelo Brozovic gjatë një dueli me Blaize Matuidin dhe Miralerm Pjanic (Getty Images)

Pjesa e dytë vazhdoi me lojë të baraspeshuar, ku Juventusi bëri më shumë përpjekje në fillim të pjesës së dytë për të shënuar.

Perisic pas një depërtimi të Cuadrados për pak sa nuk shënoi autogol, kurse Interi ju fal Handanovicit dhe fatit në disa raste tjera.

Higuain nuk arriti të tregojë rrezik gjatë takimit. Mandzukic ishte njeriu më i rrezikshëm te Juventusi. Foto: Getty Images

Interi përpiqej të kërkonte ndonjë mundësi më konkrete, por nuk arriti që të rrezikonte portën e Zonjës së Vjetër.

Deri në fund të ndeshjes trajnerët bënë zëvëndësimet e tyre, ku Allegri inkuadroi Dybalan, e Spalletti i besoi Ederit, por portat mbeten të pa prekura.

Juve neutralizoi suksesshëm top golashënuesin e Serie A. Foto: Getty Images

Interi mbetet lider pa humbje në Serie A me 40 pikë, dy pikë më shumë se Juventusi dhe Napoli. Këta të fundit të dielën zhvillojnë duelin e radhës ndaj Fiorentinës në San Paulo ku me një fitore mund të kthehen në vendin e parë.

/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=G0J_w8nDgFk&feature=youtu.be&a=

Exit mobile version