Site icon Telegrafi

Interi mbështet trajnerin

Presidenti i Interit, Erick Thohir, ka thënë se Suning Group dhe menaxhmenti i klubit e mbështesin trajnerin Frank de Boer.

Rezultatet e dobëta të Nerazzurrëve kanë bërë që të dyshohet për punën që po bën strategu holandez, sidoqoftë fitorja ndaj Torinos ia ka zgjatur atij qëndrimin në Giuseppe Meazza.

Lexo po ashtu De Boer rrezikon seriozisht shkarkimin, këta trajnerë mund ta zëvendësojnë

“Duam t’i arrijmë objektivat tona. Unë, Suning dhe menaxhmenti, jemi të fokusuar te objektivat tona”.

“Ne duam t’i arrijmë qëllimet si në nivelin sportiv, ashtu edhe në atë komercial”.

“E mbështesim skuadrën dhe trajnerin. Nëse jemi të fortë dhe të bashkuar, atëherë do të mbijetojmë”, ka deklaruar Thohir për Inter Channel. /Telegrafi/

Exit mobile version