Stefano Pioli ka mbështetjen e plotë të skuadrës dhe drejtuesve të Interit.
Humbja 5-4 në ndeshjen e fundit nga Fiorentina ka shtuar edhe më shumë zërat për një largim të Piolit para sezonit.
Megjithatë, janë drejtuesit e klubit italian të cilët kanë dalë më një kominikatë zyrtare që mbështet Piolin dhe gjithë ekipin.
Në komunikatën e lëshuar nga Interit thuhet se trajneri italian ka mbështetjen e plotë të drejtuesve, pasi ka bërë një punë të madhe që nga bashkimi me klubin para gjashtë muajve.
“Klubi konfirmon mbështetjen e plotë për trajnerin Stefano Pioli dhe gjithë ekipin”, thuhet në fillimin e komunikatës së lëshuar nga skuadra e Interit.
“Pioli iu bashkua Interit në një kohë të vështirë dhe puna që ia ka kryer me stafin e tij përgjatë këtyre gjashtë muajve, ka qenë e jashtëzakonshme dhe meriton respektin tonë të plotë”, transmeton Telegrafi.
“Klubi nuk do të merret me thashethemet që po qarkullojnë”, mbyllet komunikata mbështetëse e Nerazzurrëve. /Telegrafi/