Telegrafi

Interi lufton me Unitedin për Lindelof

Interi është gati që të sfidojë Manchester Unitedin për shërbimet e mbrojtësit të Benficas, Victor Lindelof.

Mbrojtësi suedez ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh që pengon shumë Nerazzurët për transferimin e tij.

22 vjeçari është që një kohë të gjatë në radarin e Interit dhe Unitedit, por vetëm së fundmi ai rinovoi kontratën me klubin portugez.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi nuk po lejon që klauzola t’i zbraps ata nga synimi për transferimin e lojtarit.

Lindelof shihet si lojtar komod për të gjitha klubet, pasi luan në qendër të mbrojtjes, në krah dhe në mesfushë.

Synimi kryesor për Nerazzurët mbetet Stefan de Vrij, por Lindelof është alternativa ideale. /Telegrafi/