Telegrafi

Interi luan vetëm për fitore në udhëtimin e vështirë te Torino – formacionet zyrtare

Interi do të luajë në këtë javë të 29-të në Serie A si mysafir i Torinos.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Stadio Olimpico di Torino”, me Nerazzurët që kërkojnë vetëm fitore.

Për këtë duel, Torino do të jetë pa Danny Praet, Milinkovic-Savic dhe Fares, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Interi nuk mund të llogarisë në Marcel Brozovic dhe Stefan de Vrij, që janë po ashtu të lënduar.

Formacionet zyrtare

Torino: Berisha; Djidji, Bremer, Buongiorno; Singo, Lukic, Mandragora, Vojvoda; Pobega, Brekalo; Belotti

Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Vecino, Barella, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez. /Telegrafi/