Interi dhe Fiorentina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të klubit Viola për ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 18:00.
Ekipi i Simone Inzaghit është në një formë jo të mirë në ndeshjet e fundit dhe pasi kanë humbur pozitën e parë, duan vetëm fitore në këtë ndeshje për t’i qëndruar hije Milanit.
🏟️| SAN SIRO
🔜 Tutto pronto per #InterFiorentina ⚫️🔵#FORZAINTER pic.twitter.com/xw3wKFrixh
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 19, 2022
Në anën tjetër, mysafirët kanë tri fitore nga pesë ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë formën e mirë me një rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Vidal, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez
Fiorentina: Terracciano; Venuti, Milenkovic, Igor, Biraghi; Castrovilli, Torreira, Duncan; Gonzalez, Piatek, Saponara
/Telegrafi/