Interi dhe Fiorentina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të klubit Viola në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A, takim që zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 21:45.
Ekipi i Antonio Contes vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve dhe një barazimi në tri ndeshjet e fundit dhe pret t’i kthehet fitores në ndeshjen në shtëpi.
🏟️ | SAN SIRO
We're back home for tonight's match!
Make sure to tune in for matchday 3️⃣ 5️⃣ of the @SerieA_EN season!
Kick-off 2️⃣1️⃣ : 4️⃣ 5️⃣ at the Stadio Meazza!#ForzaInter 🖤💙 pic.twitter.com/UNDiFb2fpH
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 22, 2020
Në anën tjetër, Fiorentina ka një barazim dhe dy fitore radhazi në tri ndeshjet e fundit dhe synon një tjetër rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet titullare.
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Godin; Candreva, Gagliardini, Barella, Young; Eriksen; Sanchez, Lukaku;
Fiorentina: Terracciano; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Venuti, Duncan, Badelj, Castrovilli, Dalbert; Cutrone, Ribery
/Telegrafi/