Telegrafi

Interi kthen sytë kah Thuram, fillojnë bisedimet me Borussia Monchengladbach

Interi po negocion me agjentin Mino Raiola për sulmuesin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, shkruan Sky Sport Italia.

Trajnerit i ri Simone Inzaghi është duke kërkuar zëvendësues për Romelu Lukaku, që do të ishte një sulmues edhe që lufton me mbrojtjet kundërshtare.

24-vjeçari luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit, por gjithashtu mund të luajë edhe në qendër ose në të djathtë.

Shpejtësia dhe teknika janë pikat e tij më të rëndësishme, megjithëse ai është gjithashtu shumë i gjatë dhe i fortë edhe në ajër.

Thuram ka lindur në Itali, kur babai i tij Lilian ishte duke luajtur për Parmën në vitin 1997, dhe ai tashmë ka katër paraqitje për Francën.

Sezonin e shkuar ai kishte 11 gola dhe 12 asistime për klubin nga Bundesligës në 40 paraqitje ndeshje.

Kontrata e tij me Borussia Monchengladbach zgjat deri në qershor 2023 dhe çmimi i kërkuar është rreth 40 milionë euro.

Kjo është e njëjta shifër që Atalanta po kërkon për Duvan Zapatan. /Telegrafi/