Telegrafi

Interi kthehet te fitorja (Video)

Me rezultat 3-1, Interi e ka mposhtur Udinesen në Giuseppe Meazza.

Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi me anë të Cyril Thereau (9’).

Mirëpo, Stevan Jovetic u kujdes për barazimin e rezultatit (36’) dhe me shifra identike, ekipet shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, sulmuesi malazez shënoi edhe golin e dytë personal dhe të sigurisë për Nerazzurrët (75’).

Pas një shansi të mysafirëve për të barazuar, Eder e shënoi edhe golin e tretë për zikaltrit (90’+4).

Me këtë fitore, Interi i afrohet Romës në katër pikë, mirëpo Giallorossët të hënën luajnë kundër Napolit. /Telegrafi/

Inter 1-1 Udinese: Jovetic!

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

F.C. Internazionale Milano 2-1 Udinese: Stevan Jovetić

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016