Interi po lufton me mish e me shpirt që të zë një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Ndeshja kundër Cagliarit ishte vendimtare, pasi një hap fals në këtë ndeshje do të bëntë ziklatërit të mbeteshin prapa dhe këtë Interi duke e lejoi duke fituar në fund 4-0.
Por Interi e mori shumë seriozisht ndeshjen duke renditur rastet para portës së Alessio Cragnos.
Ishte Joao Cancelo ai që shënoi që në minutën e tretë të ndeshjes.
Por Interi në të gjithë pjesë e parë e kërkoi edhe golin e dytë, por që Cragno ishte në krye të detyrës.
Me të filluar pjesa e dytë Interi gjeti golin e qetësisë. Mauro Icardi shënoi për 2-0 pas një pasimi të Thiago Alcantaras (49’).
Ishte minuta 60-të kur u shënua edhe goli i ndeshjes. Brozovic shënoi me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës.
Deri në fund edhe pse skuadrat kërkuan golin, u desh të pritet minuta e 90-të që Perisic të shënojë për 4-0.
Lojë e bukur e Interit dhe fitore me plot meritë.
Pas kësaj fitoreje Interi ngjitet në vendin e tretë me 63 pikë, dy më shumë se Roma dhe Lazio që kanë nga një ndeshje më pak. /Telegrafi/
First Goal Joao Cancelo.
— FN (@FansNerazzurri) April 17, 2018
https://twitter.com/FcInter1908es/status/986336896157716480