Site icon Telegrafi

Interi i kthehet fitores në Serie A, triumfon në udhëtim te Sassuolo

Interi ka marrë një fitore të madhe me rezultat 2-1 në udhëtim te Sassuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka arritur t’i kthehet fitores në Serie A, pas dy humbjeve radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën disa raste, por vetëm mysafirët tunden rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të me anë të Edin Dzekos, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Denzel Dumfries.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e njëjtë me të dyja skuadrat thuajse të barabartë, por kësaj radhe të dyja skuadrat gjeten golin.

Megjithatë, të parët që shënuan ishin vendasit, pasi në minutën e 60-të ishte Davide Frattesi që barazoi shifrat në 1-1.

Pas këtij goli, Interi rriti sulmet në kërkim të golit të epërsisë dhe atë e gjeti në minutën e 75-të, ku përsëri ishte Dzeko që shënoi gol, kësaj radhe për 1-2.

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshuara dhe Interi iu gëzua në fund fitores dhe tri pikëve të mëdha.

Pas kësaj fitore, Nerazzurrët e shohin veten në pozitën e shtatë me 15 pikë, teksa Neroverdi në vendin e nëntë me 12 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Interi e pret në shtëpi Salernitanan, ndërsa Sassuolo udhëton te Atalanta. /Telegrafi/

https://twitter.com/Footyhub01/status/1578756231069458432

 

 

 

Exit mobile version