Duket se po i vije fundi ‘telenovelës’ së Davide Frattesit dhe mesfushori italian do të zyrtarizohet te skuadra e re.
Përkundër se ditën e martë ishte Roma skuadra favorite për të nënshkruar me të, gjërat kanë ndryshuar në mbrëmje dhe Frattesi është i destinuar t’i bashkohet Interit.
Sky Sport ka njoftuar se Neroazzurët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare me Sassulon për transferimin e italianit në San Siro.
Sassuolo është pajtuar ta lejoj largimin e Frattesit në huazim, derisa marrëveshja totale është 33 milionë euro me të cilën Inter do t’i paguajë gjashtë menjëherë për huazimin, plus pesë milionë bonuse derisa në shkurt të vitit 2024 derisa në marrëveshje është edhe i riu Mulattieri.
Ndërkohë Inter ka arritur marrëveshje edhe me agjentin e lojtarit, ku Frattesi është pajtuar me një kontratë pesë vjeçare.
23-vjeçari do të fitojë 2,8 milionë euro në vit, por kjo pagë është vetëm në vitin e parë pasi vit pas viti do të ketë ngritje. /Telegrafi/