Telegrafi

Interi kontakton Barcën për Vidalin dhe Rakiticin

Interi besohet se ka kontaktuar Barcelonën për të transferuar Ivan Rakiticin ose Arturo Vidalin gjatë verës.

Sipas Tuttosport, drejtori për sport Piero Ausilio ësht ëtakuar me përfaqësues të Blauganëve në ditën kur katalanasit triumfuan 5-1 ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve.

Thuhet se Nerazzurët kanë kërkuar që të dinë mundësinë e transferimit të dy mesfushorëve.

Barcelona dëshiron 60 milionë euro që të heqë dorë nga Rakitic, i cili sapo është bërë 31 vjeç, por që ka suksese të mëdha dhe një karrierë të madhe prapa.

Alternativa e tij është Vidal i cili tashmë ishte afër kalimit te Interi sezonin e kaluar.

Përpos Rakiticit, kliani nuk konsiderohet zgjedhje e parë dhe mund të lejohet që të largohet nga Camp Nou.

Barcelona ende dëshiron që të fitojë duke kërkuar 25 milionë euro për lojtarin që në maj bëhet 32 vjeç. /Telegrafi/