Telegrafi

Interi konsideron transferimin e Locatellit

Manuel Locatelli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli mund të kthehet përsëri në San Siro, por këtë herë produkti i të rinjve të Milanit do të luante për rivalët e Interit.

22-vjeçari filloi fillimisht me Atalantan, duke kaluar në akademinë e Milanit kur ishte vetëm 12 vjeç.

Ai u shit në Sassuolo në vitin 2018 për 12 milionë euro dhe u bë një titullar i rregullt për klubin Neroverdi, ndërsa vazhdoi shkëlqimin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Manuel Locatellit

Sipas gazetës Tuttosport, trajneri i Interit, Antonio Conte ka vendosur shikimin e tij te Locatelli si një përforcim i mundshëm i verës.

Locatelli gjatë kohës sa ishte lojtar i Milanit (Foto: Getty Images/Guliver)

Ekziston një raport i mirë midis klubeve, të cilët së fundmi kanë bërë një marrëveshje për Stefano Sensin, si huazim me mundësi blerje.

Locatelli ka kontribuar me tre asistime në 20 ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/