Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli mund të kthehet përsëri në San Siro, por këtë herë produkti i të rinjve të Milanit do të luante për rivalët e Interit.
22-vjeçari filloi fillimisht me Atalantan, duke kaluar në akademinë e Milanit kur ishte vetëm 12 vjeç.
Ai u shit në Sassuolo në vitin 2018 për 12 milionë euro dhe u bë një titullar i rregullt për klubin Neroverdi, ndërsa vazhdoi shkëlqimin.
Sipas gazetës Tuttosport, trajneri i Interit, Antonio Conte ka vendosur shikimin e tij te Locatelli si një përforcim i mundshëm i verës.
Ekziston një raport i mirë midis klubeve, të cilët së fundmi kanë bërë një marrëveshje për Stefano Sensin, si huazim me mundësi blerje.
Locatelli ka kontribuar me tre asistime në 20 ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/