Telegrafi

Interi konsideron ofertën e Fortress për blerjen e aksioneve në klub

Suning Group po konsiderojnë një ofertë prej 250 milionë euro nga Fortress që do të lejojë kompaninë të mbajë shumicën e aksioneve në klub.

Pronarët e Suning po kërkon “partnerë të përshtatshëm” për të mbështetur Interin financiarisht dhe sipas raporteve në Itali, familja Zhang mund të shesë shumicën ose pjesën e pakicës në klub.

BC Partners janë në bisedime për të marrë përsipër klubin, por oferta e fondit britanik nuk është e vetmja që Suning po shqyrton.

Lexo po ashtu A preferon Suning një shitje të plotë të Interit apo vetëm aksione te fondi arab?

Gazeta ekonomike Il Sole 24 Ore raporton se kompania Fortress ka vendosur kohët e fundit një ofertë prej 250 milionë euro që do të lejonte Suning të mbante shumicën e aksioneve në klub.

Fortress do të paguante tarifën në dy këste. Sipas raportit, Bain Capital Credit ka bërë një qasje të ngjashme.

Suning e vlerëson klubin në 1 miliard euro dhe BC Partners ka ofruar 700-800 milionë euro për të blerë një shumicë aksionesh në klub, një propozim që Suning duket se heziton ta pranojë.

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite gjithashtu raportohet se po shqyrton një ofertë, por gazeta ekonomike pretendon se nuk ka negociata konkrete midis dy palëve. /Telegrafi/