Klubi italian, Interi ka konfirmuar se ka pranuar tri rezultate pozitive nga testet e bëra për lojtarët dhe stafin së fundmi.
Vala e re e infektimeve me COVID-19 ka filluar t’i përfshij edhe klubet e mëdha italiane.
Njëri nga ta është edhe Interi, i cili sot (e premte) ka konfirmuar tri raste të infektuar në skuadër.
📄 | COMUNICATO
Comunicato ufficiale di FC Internazionale Milano 👇https://t.co/0ifIp33zCr
— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 31, 2021
“FC Internazionale Milano njofton se Alex Cordaz, Edin Dzeko dhe Martin Satriano rezultuan pozitivë me Covid-19 pas testeve të kryera dje në Appiano Gentile”.
“Tre Nerazzurrët tashmë janë në izolim në shtëpitë e tyre dhe do të ndjekin të gjitha procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Interit.
Ndryshe, Interi i kthehet sezonit me 6 janar në ndeshjen e javës së 20-të ndaj Bolognas. /Telegrafi/