Telegrafi

Interi konfirmon tre lojtarë të rinj të infektuar me COVID-19

Klubi italian, Interi ka njoftuar të gjithë se pas testimeve të bëra kanë rezultuar edhe tre lojtarë të infektuar me COVID-19.

Pas dy rasteve të mëparshme, Nerazzurrët tashmë kanë lajmëruar edhe tri raste të reja të infektimit në skuadër.

Njoftimi i klubit zikaltër erdhi me anë të faqeve të tyre zyrtare.

Lexo po ashtu Bastoni pozitiv me COVID-19, dyshohet edhe për Skriniarin

“FC Internazionale Milano njofton se Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan rezultuan pozitiv për COVID-19 pas kontrolleve të kryera në Appiano Gentile ditët e fundit”.

“Ionut Radu gjithashtu doli pozitiv këtë mëngjes, pas testeve të kryera dje. Kontrollet e mëtejshme janë planifikuar për nesër”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Ndryshe, te Interi te infektuar me coronavirus janë edhe Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar, të cilët tashmë gjenden në izolim.

Në anën tjetër, klubi me më shumë raste infektimi është Genoa, ndërsa lojtarë të infektuar me COVID-19 ka edhe te Napoli e Atalanta. /Telegrafi/