Telegrafi

Interi konfirmon mos prezencën e Icardit në stërvitje

Interi ka konfirmuar se Mauro Icardi nuk ishte pjesë e stërvitjes së të premtës.

Nerazzurët zhvilluan mbrëmë ndeshjen ndaj Rapit Vienës, duke triumfuar me një gol nga Lautaro Martinez.

Icardi refuzoi të grumbullohej me ekipin gjithnjë sipas mediave italiane dhe tash ai ka munguar në stërvitje.

Interi ka konfirmuar mungesën e argjentinasit në stërvitje, për shkak të një “inflamacioni në gju”.

“Për shkak të një inflamacioni në gjurin e djathtë, Mauro Icardi nuk ka stërvitur sot. Ai mbajti një sesion me fizioterapeut në Qendrën Sportive Suning në Appiano Gentile”, shkruan në komunikatën zyrtare të Interit.

Mauro Icardi dha shenja se mund të kthehet në normalitet në raport me klubin kur uroi Lautaro Martinezin për golin e fitores ndaj Rapidit.

Argjentinasit ju hoq shiriti i kapitenit pas deklaratave kontraverse të bashkëshortes dhe agjentes së tij, të cilën ai e ka përkrahur vazhdimisht duke krijuar kështu mos pajtim me klubin. /Telegrafi/