Site icon Telegrafi

Interi konfirmon lëndimin e Cancelos, por jo dhe kohën sa do të mungojë

Dita për tifozët e Interi nuk ka nisur edhe aq mirë.

E gjitha kjo pasi i sapotransferuari nga Valencia, Joao Cancelo, është lënduar në stërvitje me Përfaqësuesen e Portugalisë.

Lojtari në pasditen e mërkurës i është nënshtruar testeve mjekësore, ku është kuptuar se ka lënduar ligamentin kolateralë të gjurit të djathtë.

Por, klubi italian nuk ka thënë asnjë periudhë kohore se sa do të mungojë lojtari, pasi këtë do ta vlerësojnë nga java në javë.

Por, nëse nuk është serioz dhe rikuperimi shkon shpejt, atëherë mendohet se do të jetë rreth dy muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version