Nerazzurri lëshuan një deklaratë duke konfirmuar se ata kanë pezulluar stërvitjen dhe çdo aktivitet futbollistik deri në njoftimin e mëtejshëm, pasi ata do të fillojnë procedurat e nevojshme për izolim.
Lojtari i Juventusit, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa Interi luajti para disa ditësh kundër tyre.
“Pas njoftimit të Juventus FC që lojtari i tyre Daniele Rugani ka testuar pozitiv për COVID-19, FC Internazionale njofton se të gjitha aktivitetet garuese janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm”.
? | ANNOUNCEMENT
All competitive activities suspended: the official statement ? https://t.co/gbtiaEbd93#FCIM
— Inter (@Inter_en) March 11, 2020
“Klubi aktualisht po merr hapa për të zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme”.
“Futbollisti, Daniele Rugani është pozitive për Coronavirus-COVID-19 dhe aktualisht është pa simptoma” thuhet në një deklaratë. /Telegrafi/