Telegrafi

Interi konfirmon besimin e madh te Barella, kontratë e re për lojtarin

Nicolo Barella duket se ka bindur drejtuesit dhe tifozët e Interit me paraqitjet e tij në këto dy vite.

Futbollisti, i cili u transferua te Interi në vitin 2019 nga Cagliari, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte edhe për një kohë të gjatë.

Krerët e Interit nuk dëshirojnë të ballafaqohen me surpriza të pakëndshme dhe klube që i duan shërbimet e italianit.

Për këtë kanë nisur menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratës me 24-vjeçarin.

Ish-mesfushori i Cagliarit me rinovimin e kontratës së re do të përfitojë një rritje të pagës nga 2.5 milionë që merr aktualisht në 4.5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/