Site icon Telegrafi

Interi kishte humbur ndeshjen direkt ndaj Juventusit – kjo është arsyeja pse janë lider në Serie A

Me fitoren e Interit në derbin ndaj Milanit, zikaltrit jo vetëm që barazuan Juventusin me 54 pikë, por morën edhe kryesimin e Serie A.

Megjithatë të gjithë mund të bëjnë pyetjen si ka mundësi që Interi është në krye kur Juventusi ka fituar përballjen direkt me skuadrën e Antonio Contes dhe atë brenda në San Siro.

Sqarimi është shumë i thjeshtë, pasi deri në momentin që nuk është zhvilluar edhe ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadra nëse pikët janë të barabarta, renditjen e kryeson skuadra që ka gol-dallimin më të mirë në këtë rast Interi e ka +28 ndërkohë që Juventusi e ka +21.

Pamje nga një ndeshje mes skuadrave. (Photo by Yifan Ding/Getty Images)

Nëse të dyja skuadrat do të kenë të njëjtën kuotë pikësh pas sfidës së fazës së dytë mes tyre dhe nëse ky takim nuk do të fitohet nga Interi atëherë kreu i klasifikimit do t’i përkasë Juventusit.

Në Itali kriteri primar në rast barazimi pikësh janë ndeshjet direkt të cilat në këtë rast do të ishin në favor të Juventusit, gjithmonë nëse Interi nuk fiton në Torino. /Telegrafi/

Exit mobile version