Shkodran Mustafi ka mundur t’i bashkohet Interit në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi shqiptar ishte në listën e dëshirave të Interit të cilët tentuan transferimin e tij në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sipas drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio, dy skuadrat kishin arritur marrëveshje për transferimin e Mustafit në ‘Giuzeppe Meazza’.
“Ne kishim marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Mustafit, por në fund lojtari refuzoi të vij tek ne”, deklaroi Ausilio.
Mustafi vitin e kaluar iu bashkua Arsenalit nga Valencia për një shumë prej 42 milionë eurove.
Ndërkohë nuk është bërë e ditur shuma që Inter ishte e gatshme të paguante për shërbimet e reprezentuesit të Gjermanisë. /Telegrafi/