Skuadra e Interit po synon të përforcohet për stinorin e ri.
Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli synon që të arrijë pozitën e tretë që do t’i dërgonte në Ligën e Kampionëve.
Mediat italiane kanë raportuar se zi kaltërtit i janë vënë pas yllit të Romës, Kostas Manolas.
Mbrojtja e Interit ka çaluar këtë edicion ndërsa synojnë që me Manolas të përforcojnë repartin defensivë.
Reprezentuesi grek është lojtari më i mirë i Romës në mbrojtje dhe ka rritur vlerën e tij në vitet e fundit.
Inter po mendon të dërgojë një ofertë rreth 40 milionë euro për ta bindur Romën të heqë dorë nga mbrojtësi i saj. /Telegrafi/