Interi është vënë pas Federico Bernardeschit dhe Domenico Berardit që të dy pjesë e Italisë.
Sipas Corriere dello Sport, trajneri i ri që është edhe italian, Stefano Pioli, ka kërkuar më shumë bashkëkombës në skuadër.
Po ashtu që një kohë të gjatë në listë është edhe Matteo Darmian i Manchester United që është edhe prioritet i klubi për afatin e janarit.
Me ardhjen e Berardit dhe Bernardeschi, skuadra e Interit, do të duket më italiane, pasi ndër vite kësaj skuadre i kanë munguar lojtarët e këtij nacionaliteti.
Ineri duhet të mendojë edhe për konkurrencën e Chelseat që ishte interesuar më parë për këta dy lojtarë, pasi edhe Conte i ka pasur në Kombëtare. /Telegrafi/