Sipas raporteve të fundit italiane, Ivan Perisic dëshiron të bashkohet me Manchester United me pajtim për pagë shtatë milionë euro, por Interi është duke kërkuar 55 milionë euro për kartonin e tij.
Mediaset Premium thyeri historinë të shtunën pasdite, duke theksuar se 28-vjeçari kroat ishte shumë afër një transferimi në Old Trafford.
Është supozuar se Jose Mourinho personalisht ndihmoi të ndërmjetësojë marrëveshjen dhe të bindë Perisicin për të zgjedhur Unitedin para Paris Saint-Germainit.
Megjithatë, ndërsa këto raporte fillestare sugjeruan se marrëveshja ishte bërë për 45 milionë euro plus shpërblime, Tuttomercatoweb këmbëngul se kjo është vetëm oferta në tryezë.
Kërkesa nga Interi është 55 milionë euro dhe duhet të ketë një tjetër hap përpara nga Manchester United për të bindur drejtuesit zikaltër të heqin dorë nga ylli i tyre.
Perisic tashmë ka pranuar kushtet personale, që besohet të jetë një kontratë katërvjeçare me vlerë shtatë milion euro neto për sezon.
Nerazzurrët kanë paguar 19 milionë euro për të nënshkruar me atë nga Wolfsburg në vitin 2015, kështu që ata janë të vendosur për të dyfishuar investimet e tyre e ndoshta edhe më shumë. /Telegrafi/