Site icon Telegrafi

Interi kërkon rikonstruktimin e Meazzas

Kryetari i komunës së Milanos konfirmon se Interi duan që të ristrukturojnë San Sirom, por ata janë duke pritur që situata e pronësisë së Milanit të zgjidhet.

Të dy klubet, Interi dhe Milani, ndajnë stadiumin e njëjtë ku Nerazzurrët e njohin si ‘Stadio Giuseppe Meazza’ , ndërsa Rossonerët si ‘San Siro’.

Ideja e një stadiumi personal i ka joshur që moti të dy klubet me Milanin që kanë qenë shumë të interesuar për të ndërtuar një stadium të ri, por thuhet se tani e kanë braktisur planin për të ndërtuar stadiumi e tyre në zonën e qytetit, Portello.

Lexo po ashtu Suning 150 milionë euro për blerje, këta janë lojtarët që kërkohen

Kjo i ka zemëruar jashtë mase Nerazzurrit, pasi ata kanë kërkuar për të ristrukturuar stadiumin aktual, por duket se edhe përkundër kësaj mbajnë ende të njëjtin qëllim.

“Një stadium të ri? Në çdo bisedë që kam pasur me përfaqësuesit e tyre në muajt e fundit, ata kurrë nuk na kanë thënë për këtë synim”, ka thënë kryetari i Milanos, Giuseppe Sala për Il Giorno.

Lexo po ashtu Gagliardini: Interi në krye të botës

“Ideja është që të investojnë në ristrukturimin e Meazzas”, përcjell Telegrafi.

“Ata janë vetëm duke pritur që situata e pronësisë së Milanit të zgjidhet, dhe atëherë ne do të shohim”, përfundoi kryetari i Milanos. /Telegrafi/

Exit mobile version