Site icon Telegrafi

Interi kërkon rezultat pozitiv në udhëtim te Fiorentina, formacionet zyrtare

Fiorentina dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafirë të ekipit Viola në ndeshjen derbi të javës së 25-të në Serie A, e cila zhvillohet në Artemio Franchi nga ora 20:30.

Skuadra e Luciano Spallettit vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon ta vazhdojë këtë formë të mirë edhe në këtë udhëtim.

Në anën tjetër, edhe Fiorentina është në formë të mirë dhe synon rezultat pozitiv në këtë ndeshje të vështirë në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Fiorentina: Lafont; Laurini, Ceccherini, Vitor Hugo, Biraghi; Benassi, Edmilson Fernandes, Veretout; Gerson, Simeone, Chiesa

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Dalbert; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Lautaro Martinez

/Telegrafi/

Exit mobile version