Interi raportohet se që në janar do të nënshkruajë me mbrojtësin e Borussia Dortmund, Park Joo-Ho.
Sipas Gazzamercato, Interi janë në kërkim të një mbrojtësi dhe koreani Park,që ka zhvilluar dy ndeshje me Dortmundin u ka rënë në sy.
Mbrojtësi i djathtë mund të kalojë të Interi, pasi klubi gjerman është i hapur ta lirojë edhe si huazim me të drejt blerje për fund të sezonit.
Edhe Fiorentina është e interesuar për lojtarin që erdhi nga Mainzi, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Baselin.
Interi është në kërkim të mbrojtësve të krahut. /Telegrafi/