Telegrafi

Interi kërkon marrëveshje të re me Icardin, klauzola e tij pritet të rritet

MILAN, ITALY - NOVEMBER 19: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano gestures during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on November 19, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi është i gatshëm që të rinovojë me Mauro Icardin, por duke e rritur klauzolën e largimit.

Sulmuesi e ka nënshkruar kontratën e re vetëm para një viti, por klauzola aty është 110 milionë euro për disa klube.

Me shitjen e Neymar te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, Kylian Mbappes për 180 milionë euro dhe Ousmane Dembelen për 105 milionë te Barcelona, Interi kërkon të fitojë më shumë.

Kjo pasi që lojtari vlen më shumë se kaq me vlerën aktuale të tregut.

Lexo po ashtu Interi zgjedh njërin mes Martinezit ose Teixeiras

Sipas calciomercato.com, Nerazzurrët janë të gatshëm që t’i ofrojnë Icardit një marrëveshje të re, për sa kohë Interi është gati ta kap një vend në Ligën e  Kampionëve.

Sulmuesi do të ishte i lumtur të qëndronte te Interi dhe nuk është duke u ngutur për një marrëveshje të re.

Edhe pse lojtari nuk ngutet, Interit dëshiron ta përforcojë klauzolën e lojtarit. /Telegrafi/