Interi është hedhur në kërkim të talentit të PSG-së, Julian Draxler.
Draxler nuk ka arritur të ambientohet te PSG dhe pas transferimit të Neymarit, është hapur mundësia që ai të largohet.
PSG dëshiron ta shesë atë që të balancojë financat dhe të shmangë problemet me FFP-në.
Bild Sport shkruan se Interi dhe Barcelona kanë interesim konkret për të.
Sportivja gjermane shkruan po ashtu se agjenti kërkon që ai të qëndrojë te PSG-ja për shkak të pagës së lartë që ai ka.
Draxler nuk ka luajtur për PSG-në fare këtë sezon dhe ai është pushuar pas performancës me Gjermaninë në Kupën e Konfederatave. /Telegrafi/