Telegrafi

Interi kërkon 30 milionë euro për “të zhdukurin” Kondogbia

Geoffrey Kondogbia është ‘zhdukur’ dje (e premte) pasi nuk ka munguar në stërvitjen e klubit, por Interi ende nuk do ta lejojë atë të bashkohet me Valencian për më pak se 30 milionë euro.

Mesfushori francez nuk u paraqit në trajnim e të premtes, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga trajneri Luciano Spalletti.

Lexo po ashtu Kondogbia do të dënohet shkaku i mungesës në stërvitje

Kondogbia është i vendosur të shtyjë një transferim në Valencia, por Interi nuk ka ndërmend ta bëjë atë të lehtë.

Lexo po ashtu Kondogbia nuk shkon në stërvitje, kërkon transferim te Valencia

Sipas Sky Sport Italia, Nerazzurrët do të paralajmërojnë se Kondogbia nuk është për shitje me një çmim nën 30 milion euro.

24-vjeçari arriti në San Siro nga Monaco për 36 milionë euro plus bonuse vetëm në korrik të vitit 2015, pas një lufte ofertash me Milanin.

Ai ka zbritur gradualisht renditjen, veçanërisht me ardhjen e Borja Valeros dhe Matias Vecinos nga Fiorentina, kështu që largimi i tij pritet të jetë i pashmangshëm. /Telegrafi/