Jonas Hector pritet që të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Mbrojtësi i majtë gjerman ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me klubin e tij Koln por edhe me Kombëtaren e Gjermanisë.
Kësisoj forma e tij është në rritje të vazhdueshme dhe e ardhja e tij është larg Kolnit.
Skuadra italiane Inter është futur fuqishëm në garë për t’i siguruar shërbimet e gjermanit.
26-vjeçari ka kontratë me Kolnin deri në vitin 2021, mirëpo ai është shprehur i gatshëm për një skuadër të madhe.
Për ta lënë të lirë yllin e tyre më të madh, Koln kërkon së paku 25 milionë euro. /Telegrafi/