Interi pritet të jetë shumë aktiv në tregun e transferimeve gjatë verës, ndoshta si kurrë më parë.
Marco Verratti vazhdon të jetë ëndrra e klubit zikaltër, por blerja e yllit të Paris Saint Germainit është problem.
Alternativat e italianit janë Kevin Strootman dhe Radja Nainggolan i Romës, Fabinho i Monacos dhe Grzegorz Krychowiak i PSG-së.
Sipas GdS, për të gjithë këta lojtarë Interi është i gatshëm të shpenzojë.
Gjithsesi nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi për të gjithë ata ka interesim nga shumë klube. /Telegrafi/